Pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ai i kërkoi favore seksuale një studenteje në Elbasan në këmbim të notave. Rasti u denoncua me anë të një videoje në media, të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa Denis Himçi u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” u distancua nga ngjarja duke e pezulluar nga detyra vëllanë e Blendi Himçit, sekretar i PD në Elbasan.
Në fillim çështja për Denis Himçin ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Krimeve të Rënda.
Pedagogu Himçi akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.