MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Krimin e zvogëlon “policia e brendshme” e vetëkontrollit

02.10.2019 - 15:21

1. Vetëkontrolli si një “polic i brendshëm” emancipues, sot në kohën e postmodernitetit është bërë mekanizmi më i ndikuar dhe më i kërkuar i jetës sociale të njeriut bashkëkohor.

Kërkesa dhe ndikimi i tij janë në rritje e sipër edhe shkakun se përmes tij, ne fakt ne “zbulojmë” të vërtetën tonë sociale dhe atë kulturore të pasluftës. Një mekanizëm si ky padyshim që ka një meritë të pa diskutueshme në ruajtjen dhe konservimin e shumë tipareve cilësuese edhe për veten tonë kolektive.

Se kjo përvojë e konservimit të veçantisë së vetëkontrollit – apo thënë në gjuhën popullorçe urtësisë sonë për të gjykuar drejtë dhe pa emocione, si ngjarjet, ndodhitë po edhe proceset delikate dhe gjithë përvojën e të menduarit social e kulturor të kësaj periudhe – ka ekzistuar dhe ka lozur një rol tejet të rëndësishëm në jetën tonë, se ka asnjë dyshim.Ndryshe, ne si shoqëri as që do t’i përngjanim vetvetes.

E themi kështu edhe për një arsye të thjeshtë, se përmes kësaj mënyre apo qasjeje të ekuilibruar në gjykimin e proceseve të ndjeshme nëpër të cilat patëm rast të kalojmë si shoqëri e re, ne në fakt po ia mundësojmë vetës sonë të rinisim një proces tjetër të ri të konsolidimit të institucioneve demokratike. Tani, nëse procesi i vetëkontrollit, cilësohet si një lloj “polici i brendshëm” që vazhdimisht gjurmon dhe njëkohësisht detekton si të metat ashtu edhe përparësitë e identifikimit tonë me vlerat e reja që e kanë vërshuar si sferën sociopolitike për të cilat në e kemi këtu fjalën, ashtu edhe atë morale – e sidomos atë politike e kulturore – atëherë, padyshim që ne si shoqëri dhe si individë s’jemi aq të vetëdijshëm dhe të përgatitur të kuptojmë leverdinë që mund të pasojë nga kjo mënyrë apo ky mekanizëm mbrojtës nga sjelljet deviante.

2. Duket që në rastin e shoqërisë sonë, që është akoma në deliriumin e vetëkënaqësisë me identifikimin e çdo gjeje që vjen nga katër anët e botës, do të mund të shërbente mekanizmi i vetëkontrollit, si një mburojë apo një mjet tejet efikas edhe nga kontrolluesit e jashtëm.

Pra, vetëkontrolli, kur supozohet në rrafshin komunitar gjithsesi del si një mekanizëm i mbajtjes së bilancit të brendshëm, apo atij kohezionit që e ushqen një shoqëri të shëndoshë demokratike që për synim ka përgjegjësinë, llogaridhënien dhe transparencës. Ndryshe, ai shumë lehtë mund të anatemohet nga militantët apo përfituesit e shtetit qe e shesin si demokratik, të pavarur dhe çka është me interesant – si mbrojtës nga fenomenet negative!

Duket që në rastin e Kosovës është duke ndodhur një dukuri e tillë e krijimit të një elite njerëzish që në emër të ndërtimit e mbindërtimit të shtetit të Kosovës po përdorin këtë strategji të sulmit ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë apo absolutisht njëjtë si ata vet! Në këtë proces të ” shkëmbimit” të akuzave dhe kundër-akuzave midis shtetit të kriminalizuar dhe të korruptuar nga apartçikët shtetëror dhe qytetarisë së paemancipuar politikisht, fitues gjithnjë aparatçikët e tij…

3. Dhe a e dini pse?

Sepse, apartçikët janë bërë altoparlantë – jo të interesave qytetare, por altoparlant të interesave të veta të ngushta personale (pagat e majme, mëditje, harxhimet pa kontroll dhe mbikëqyrje të duhur ligjore); atyre te ngushta klanore (tenderët e majmë, blerja e pronave të shtetit); dhe tani se fundi edhe atyre grupore (menaxhimi i padenjë me resurset njerëzore të vendit), sepse ndryshe as që mund të mbijetojnë dhe të ushtrojnë monopolin mbi qytetarët e fjetur dhe të manipuluar tmerrësisht përmes premtimeve në media elektronike dhe ato të shkruara.

Realisht, ky kishte me qenë edhe një ndër shpjegimet sociologjike për mungesën e kauzave ideologjike për të djathtën dhe të majtën apo mesin ideologjik të gjitha partive politike aktuale që gjenden në skenën politike kosovare në gjitha këto vitet e pasluftës.

Por, kësaj kur t’i shtojmë edhe ndihmën në improvizim të gjendjes për gjoja një demokraci të re e tipike perëndimore, që është udhëhequr pa rezerva edhe nga ndihmëtarët e jashtëm, si ish UNMIK, EULEX, e dreq të mallkuar – që synim të vetëm kishin dhe akoma kanë vetëm demonstrimet mediatike në mënyrë që të arrijnë efektet e arsyetimit të pagave të tyre që marrin nga qendrat e tyre në Bruksel – atëherë është shumë e qartë dhe tejet e kuptueshme ajo çfarë jam duke munduar ta them lidhur me mundësinë, rëndësinë dhe nevojën e krijimit të mekanizmit të vetëkontrollit social (mekanizëm i cili de facto dhe de jure do të vinte balancën e shumëkërkuar dhe të shumë pritur nga qytetarët e shtetit të Kosovës).

Shuhen shpresat për heqjen e sanksioneve

Festa për fitoren e Trump, Dodik e paguan shtrenjtë

Mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Fitorja e Trump, çfarë pret Beogradi nga manjati