MENU
klinika

Takimi me Bashën (VIDEO)

Kriza politike/ Delegacioni i CSU “zbarkon” në selinë blu

02.10.2019 - 13:09

Përfaqësues të delegacionit të CDU/CSU, pjesë e koalicionit qeverisës në Bundestagun gjerman po zhvillojnë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, ku fokusi i diskutimit ngelet kriza politike.

Zyrtarët gjermanë, pasi kanë zbritur nga një minibus, me dosje nëpër duar, janë pritur në hyrje të selisë blu nga demokrati Dorian Teliti.

Mësohet se i pranishëm në takim është edhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf. Kujtojmë se vendimi për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë me BE do të jepet në 18 tetor.

Ndërkohë, Bundestagu gjerman ka dhënë votën pro me kushte për çeljen e negociatave.