MENU
klinika

Fansi bie mbi këngëtaren

Lady Gaga rrëzohet nga skena gjatë vallëzimit

18.10.2019 - 13:18

Lady Gaga është padyshim një nga artistet më të përfolura në botë si dhe nga më të guximshmet.

Në qershor të këtij viti gjatë një koncerti në Las Vegas ajo pësoi një lëndim nga rënia nga skena dhe gjatë kësaj kohe ajo mori mjekimin e duhur për lëndimet.

Këngëtarja është rikthyer në skenë për të vazhduar me koncertet e reja.

Mirëpo, nata hapëse ishte krejt e pazakontë sepse Gaga vendosi të ftonte një prej fansave në skenë me të cilin bëri një vallëzim ku ajo zgjodhi të hidhej mbi fansin me këmbët përreth belit të tij.

Ndërkohë që po vallëzonin, ai e humbi baraspeshën dhe të dy ranë nga skena, ndërsa fansi ra mbi këngëtaren.