MENU
klinika

Portieri juventin

Legjenda nuk di të ndalet, vjen kontrata e re

29.10.2019 - 17:30

Portieri legjendar Gianluigi Buffon duket se nuk ka ndërmend të ndalet me futbollin e luajtur dhe, sipas asaj që raporton “Tuttosport”, te Juventus po përgatisin kontratën e re.

Aktualisht, kontrata e gardianit skadon në fund të sezonit, por paraqitjet dhe forma e tij, duket se kanë bindur drejtuesit bardhezinj që të rinovojnë me Buffon edhe për një tjetër sezon.

Kështu, nëse diçka e tillë konkretizohet, legjenda e portës do të luajë futboll të paktën deri në korrik të vitit 2021, kohë kur do të jetë në moshën 43-vjeçare.

Aktualisht ai është portier i dytë, por gjithsesi ka pasur hapësirat e tij, duke dhuruar të tjera pritje fantastike. Rekordet e tij nuk kanë të ndalur, ndoshta arrin të fitojë edhe Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN