MENU
klinika

Legjenda e Italisë

Buffon e thotë hapur: Po, kam pirë hashash

08.01.2019 - 20:01

Futbollistët, qofshin edhe ata më të njohurit apo legjenda, kanë mëkatet e tyre. Dhe një nga këto mëkate është rrëfyer së fundmi nga legjenda e Juventus dhe portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon.

Ai ka treguar se ka konsumuar drogë, më saktë hashash, gjatë periudhës kur ishte një tifoz ultras dhe gjatë ditëve të tij kur dilte për qejf.

Buffon ka folur kohëve të fundit në një intervistë për “Vanity Fair” dhe ai është pyetur për të qënit një tifoz ultras dhe kur ishte fëmijë. Portieri ka treguar historinë kur ai ishte pjesë e një bande të tifozëve ultras dhe kishte konsumuar edhe hashash.

buffon cigare
buffon cigare

“Isha një ultras, pjesë e Commando Ultrà Indian Tips, një emër i një grupi të tifozëve që bënin tifo për Carrarese-s, emër që ende është i shkruar në dorezat e mia”, – ka thënë Buffon.

“Si i ri, kisha ndjenja që isha i plotfuqishëm dhe i pathyeshëm, ndihesha i pandikueshëm. Mendoja që nuk do të lodhesha kurrë, të bëja çfarë të dëshiroja. Kam marrë drogë njëherë.

Më kujtohet një re tymi dhe isha i rrethuar nga tifozët e Casertana-s, një mjegull që shkaktohej jo vetëm nga tymi, por nga 200 persona që pinin bashkë hashash” -ka thënë Buffon, duke pranuar kështu se ka konsumuar drogë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN