Kanë përfunduar 3 ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 11-të. Gjilani, i drejtuar nga trajneri vlonjat Gentian Mezani, vazhdon marshimin në kampionat, teksa edhe sot ka marrë një fitore me shumë vlera 3-0, ndaj një rivali direkt si Llapi.
Ishin përsëri dy lojtarë që kanë luajtur në Kategorinë Superiore, të cilët shënuan dhe vulosën fitoren. Si fillim ishte Bedri Greca në minutën e 72’ dhe Gerhard Progni në minutën e 84’, të cilët me golat e tyre, i dhanë Gjilanit një fitore shumë të rëndësishme.
Drenica ka mposhtur me të njëjtin rezultat Dukagjinin, me këta të fundit që e panë veten në disavantazh që në minutën e 25’, pas një goli nga Harmon, i cili gjeti përsëri rrugën e rrjetës në minutat e fundit të ndeshjes. Diar Mustafa shënoi në minutën e 57’, duke ia bërë më të lehtë ndeshjen Drenicës.
Ndërkohë Trepça 89, ka marrë një fitore shumë të vuajtur kundër Ferizajt, të cilët i mposhtën me rezultatin 1-0. Një autogol i Shaljanit në minutën e 25’, i dha fitoren mitrovicasve, të cilët renditen në vendin e 8-të me 13 pikë.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit