MENU
klinika

Duka, vëzhgues i UEFA-s

Votimi: Superliga e Kosovës, me 10 ekipe

28.03.2019 - 21:14

Superliga e Kosovës do të bëhet njësoj ai Kategoria Superiore në Shqipëri, me 10 skuadra, duke nisuar nga sezoni 2020-2021. Ky është vendimi i Federatës së Futbollit e Kosovës sot në Kuvendin e Rregullt të Punës.

Delegatët e kuvendit votuan thuajse njëzëri këtë propozim. Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.

“Të gjitha regjionet dhe të gjitha klubet kanë pranuar që të bëhet Superliga me 10 ekipe”, – ka deklaruar për mediat pas Kuvendit, Agim Ademi, presidenti i FFK-së.

Në këtë Kuvend është vendosur që gruas së presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, t’i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën, që do të marrë nga FFK-ja.

Në Kuvendin e rregullt të punës u raportua edhe për buxhetin. Buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka arritur vlerë mbi 11 milionë euro.

Gati 88.86 për qind e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sposnorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive.

Numri një i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ishte i deleguar nga UEFA si vëzhgues në Kuvendin e rregullt të Punës së FFK-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN