Në mediat rozë u përfol gjatë historia e Mozzik dhe Loredanës, e cila ka marrë fund. Ata gëzojnë një vajzë bashkë, por vetëm kaq.
Loredana i dha një sqarim ndjekësve duke treguar se rrugët e tyre janë ndarë dhe turneun e shumëpërfolur “Bonnie & Clyde” do e realizojë vetëm. Mozzik nuk ka bërë asnjë reagim, por ka fshirë nga Instagram të gjitha fotografitë me Loredanën.
Ndërsa reperja ka ruajtur vetëm dy fotografi. Në njërin, është imazh i shkrepur nga klipi “Romeo & Julietta”, Loredana shpreh dashurinë për Mozzik dhe ende e ka në rrjetin social.
Postimi ku Loredana njoftoi ndarjen
“Për të gjithë fansat e mi, siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsyeja është ajo që shumë prej jush keni menduar. Kemi vendosur të marrim pak pushim si në çështjet profesionale ashtu dhe në ato private… Midis të dyve vendosëm që turin Bonnie & Clyde ta realizoj vetëm. Na duhet kjo distancë që të gjejmë veten e ndoshta në një të ardhme të gjejmë njëri-tjetrin sërish. Këtej e tutje do të jem një nënë beqare dhe do të punoj akoma edhe më shumë. Të gjithë artistët që thonë se ‘live është tepër e lodhshme’, jam e sigurt që nuk ju duhet të ndrroni pelena para performancës. Ju premtoj se do të bëj më të mirën time. Gjithçka që më duhet është Hana dhe ju! Ju falenderoj për mbështetjen! Turneu do të jetë çmenduri! E futar speciale, Hana”, shkruajti Loredana.