MENU
klinika

Xhorxh Oruell

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është pushtet”

09.10.2019 - 15:40

Këto janë fjalët që të mbeten në mendje që në fillim të librit e të shoqërojnë deri në fund të tij.

Ngjarjet zhvillohen në një shtet totalitar ku “Vëllai i madh” është lideri i një partie të vetme e të pushtetshme i cili sheh, dëgjon dhe kontrollon gjithçka. Në çdo vend ka telekamera dhe përgjues të cilët fiksojnë çdo gjë, lëvizjet e dyshimta, mendimet kundër sistemit apo dashuritë të cilat janë të ndaluara. Atëherë, kur bindemi se si Uinstoni, personazhi kryesor, ka edhe plot të tjerë ndaj duhet të ketë një rrugëdalje, pikërisht në atë moment romani merr një kthesë të pabesueshme për lexuesin./Konica.al

I kthjellët, vizionar, mendimtar i lirë dhe absolutisht humanist, Xhorxh Oruell ka ende shumë për të na treguar për botën e sotme. Dystopia e autorit të “1984” tingëllon me një familjaritet të çuditshëm. A nuk është mendimi i Xhorxh Oruellit më aktual se kurrë? Përse autori i “1984” është ende kaq emocionues dhe popullor edhe shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së tij? Si mund të jetë ai “një hero i kohës sonë”? etj. të shumta janë pyetjet dhe hipotezat që ngrihen. Para se të bëhej shkrimtari i famshëm që njohim, Xhorxh Oruelli, me emrin e tij të vërtetë Eric Bler, shkroi për kolonitë dhe mjerimin, defektet e së majtës dhe luftën spanjolle.

 

 

 

Nisur nga fëmijëria që koi në Indi dhe studimet në kolegjin e famshëm të Etonit në Angli, gjithçka që lidhet me fazat themeluese në ndërtimin e mendimit dhe veprës së Xhorxh Oruellit, të cilat i gjejmë në Katha, Burma, ku Oruell punoi në policinë koloniale, duke kritikuar “punën e fëlliqur të perandorisë”, ndërsa ishte në dijeni se duhej të ishte produkti i pastër, njëherazi duke zhvilluar neveri për këtë sistem të padrejtë.

Më pas kemi fillimin e karrierës si shkrimtar në Paris dhe përvojat e tij për t’u përfshirë në jetën varfanjake, deri në pikën e fundit kur shndrrohet si i pastrehë, për të shkruar për të varfërit dhe punëtorët e dokut në Wigan, Angli. Vijon përvoja e luftimeve në Katalonjë, në mes të luftës spanjolle, një moment zhgënjimi për Xhorxh oruellin, i cili, duke qenë dëshmitar i hipokrizisë komuniste, i kundërshton fort intelektualët e krahut të majtë.

Xhorxh oruell i mbyll ditët në ishullin Jura (Skoci) pranë Riçardit, djalit të tij të birësuar. Duke luftuar tuberkulozin, ai arriti të përfundojë dorëshkrimin e “1984” para se të vdiste. Kjo vepër, me sukses të menjëhershëm, ruan ende aktualitet të jashtëzakonshëm, në një botë ku po zhvillohet monitorimi dhe kontrolli në rritje i të dhënave.

Për më tepër, vijon Adrien Jaulmes, përballë përvetësimeve të shumta politike që po i bëhen veprës së Oruellit, nga e majta në të djathtë, përmes rrymave alterglobaliste, a nuk duhet thjesht të jemi të kënaqur për të lexuar dhe rilexuar sërish veprën e tij?

Spiunimi i masës, “novlangue” (gjuhëlajm), “mendimi i dyzuar”, raporti i distancuar drejt së vërtetës… Kaq shumë tema dhe pyetje të pranishme në veprën e autorit, të cilat vrasin me aktualitetin e tyre. Si mundet që mendimi i Oruellit të ndriçojë më tej të tashmen? Një trashëgimi e patëdytë vepra e shkrimtarit britanik.

 

 

“Si mund të bëhet gjuha një instrument sundimi?” – kjo është pyetja e shtruar nga Xhorxh Oruell në “1984” me “gjuhëlajmin” (novlangue) imponuar nga pushteti.

“Babai im, Xhorxh Oruell, donte të kuptonte se ç’do të thoshte të mos kishe asgjë, të jetoje në qiell të hapur, të jetoje përfund shoqërisë. Në Paris, ai u bë pjatalarës në një hotel të madh, por nuk e dimë se për cilin bëhet fjalë. Nuk donte t’i kërkonte para tezes. Donte vërtet të dinte se çfarë nënkuptonte të ishe një i pastrehë në Paris”, – tregon Riçardi, i biri.

“Të shumtë janë ata që mendojnë se meqenëse ai shkroi në vitin 1948, zgjodhi si titull vitin mbrapsht, për të arritur në “1984”. Personalisht mendoj se nuk ishte kjo ajo që ai ka pasur në mendje. Shumë vite më parë, gruaja e tij Eileen shkroi një poezi të titulluar “1984”: Unë mendoj se ishte një homazh në nder të saj”.

Romani u shfaq shtatëdhjetë vjet më parë, një nga tregimet më drithëruese të shekullit XX, përmes të cilit autori na tregon se si fjalët mund të shndrrohen në mjet komandimi./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarje që trondisin historinë...

Pse vërsulet fshatarësia globale drejt një libri?


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët