Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, më 19 tetor 2003. Plot gjatëmbëdhjetë vjet më parë, në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Nënë Tereza mbete simboli i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve, humanistja u kushtoi gjithë jetën.
Më 4 Shtator 2016, Nënë Tereza u shpall “Shën Tereza e Kalkutës”, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.
Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhi, thirrur ndryshe Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkutë, Indi. Besimtarja dhe humanistja e njohur shqiptare është fituese e Nobelit për Paqen.