MENU
klinika

Nga Financial Times

Macron po luan me durimin e aleatëve evropianë

31.10.2019 - 11:39

Që nga fitorja e tij në zgjedhjet e vitit 2017, Presidenti Francez Emmanuel Macron ka kërkuar gjithmonë të promovojë vizionin e tij integrues për Evropën, por diplomacia e tij po “teston” durimin e disa prej partnerëve të tij në BE.

Nga mirësjellja e tij për presidentin rus Vladimir Putin deri në refuzimin e tij të bisedimeve të pranimit për shtetet e Ballkanit dhe hezitimin e tij për të zgjatur afatin e Brexit, gatishmëria e Macron për të injoruar konsensusin ka antagonizuar edhe aleatët.

Qasja e Macron madje ka filluar të destabilizojë partneritetin franko-gjerman që ka qenë gjithmonë në thelb të BE-së.

Kur Macron bëri thirrje për një qasje të re të BE-së ndaj Rusisë, “shumë njerëz thanë që dukej si pjesë e një modeli të ri të veprimeve të njëanshme.”

Zyrtarët dhe diplomatët francezë pranojnë që Macron shihet si arrogant nga evropianët e tjerë.

Macron mezi pret të merret me axhendën e tij, por snuk ka alternativa bindëse.

Mbretëria e Bashkuar po planifikon të largohet nga BE brenda disa muajsh, duke e lënë Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pothuajse tërësisht të përqendruar tek Brexit, ndërsa Merkel po i afrohet fundit të karrierës së saj politike.

Paris e shikon gjithnjë e më shumë Berlinin si një gjendje paralize politike, me një koalicion të brishtë.

Një ish-diplomat francez që ka bashkëpunuar me Macron tha: “Marrëveshja midis Francës dhe Gjermanisë nuk është kurrë e lehtë dhe ne kemi pasur një kundërpeshë e cila për një kohë të gjatë ishte Britania. Plus Merkel po zhduket në pluhurin e historisë. Kështu që ne jemi vetëm. ”

Pavarësisht gjithçkaje, Macron është nën presionin e partnerëve të tij në BE për një qasje pakmë këshilluese.

Një diplomat i BE tha se rezistenca e fortë franceze ndaj Brexit nuk ishte “një incident i izoluar”, por pjesë e një modeli.

Eurodeputeti, shtoi: “Ju nuk e formoni Evropën duke ngacmuar Evropën, ju formoni Evropën duke ndërtuar aleanca.”

Nga Financial Times