MENU
klinika

Kurti takon Minxhozin

“Marrëveshjet Shqipëri- Kosovë nuk do të mbesin në letër”

15.10.2019 - 20:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Minxhozi e uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime.

Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për urimin dhe e njoftoi atë për nismat që do t’i ndërmarrë qeveria e re në funksion të sovranizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit të Kosovës e Shqipërisë.

Ne do të angazhohemi, tha ai, që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët.

50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen.