Florentino Perez kërkon të rindërtojë një Real Madridin e madh.
Pasi arriti të merrte Eden Hazard në merkaton e verës, numri një i merengues do të vazhdojë të investojë dhe merkato e verës së ardhshme mund të jetë më e pasur dhe e bujshme se ajo që sapo lamë pas.
Siç ka bërë të ditur ElDesmarque.com, por edhe Ok Diario, Florentino Perez po mendon të realizojë tre blerje për të krijuar skuadrën e tij të ëndrrave.
Një nga këta është Kylian Mbappe.
Kontrata e ylli-t të PSG-së, i cili është prej kohësh një objektiv i madrilenëve, skadon në 2022-shin dhe klubi francez mund të jetë i detyruar ta shesë për të mos rrezikuar që ta humbasë me kosto zero një vit më pas.
Në planet e Real-it janë edhe dy talente të tjerë: Jadon Sancho, ylli i Borussia Dortmund, dhe Kai Havertz fenomeni i ri i futbollit gjerman, i cili luan me Bayer Leverkusen.