MENU
klinika

Procesi i negociatave më i vështirë!

Me fjalët e Sami Frashërit, Rama: Mos gënjejmë shqiptarët, s’varet nga ne!

03.10.2019 - 11:54

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha sot se është më i vështirë procesi i negociatave, pasi BE-ja ndodhet në situatë tjetër dhe përballet me qëndrime të ndryshme.

“Shqipëria e ndodhur kundrejt Europës, shumë shpejt mund të hyjë në qytetëri dhe të përzihet me Evropën”;

Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit të 19. Ajo çka Sami Frashërit i dukej një mundësi shumë e shpejtë, në fakt ka kërkuar një shekull në mes dhe sot që flasim nuk mund të themi se është një mundësi shumë e shpejtë, ende.

Për këtë është me rëndësi që të përhiqemi të gjithë që ta nxjerrim debatin për Europën nga sherri i përditshme dhe nga nevoja e përditshme për të prodhuar sherr duke u përpjekur për të bërë sherr, duke gënjyer vetëm dhe shqiptarët, pasi çështja është shumë më e gjerë dhe thelbi është shumë më i thellë se sa i gjithë ndërveprimi mes nesh dhe i gjithë akuza të ndërsjella për kush e ka fajin, pse s’po ndodh.

Dëgjova dhe sot, këtu, që të ngrihet pyetja se a është shqipëria gati për të hapur negociata? Besoj se pyetja është legjitime dhe meriton një debat.

Kur ngrihet si pyetje retorike dhe pastaj merr atë përgjigje e lehtë, e pastaj kjo argumentohet me qëndrimin e Holandës apo Gjermanisë, që medemek shikojnë më thëllë nga Komisioni Europian që paguhen nga Franca dhe Be për të parë thellë e më thellë, vetvetiu ikim nga thelbi dhe futremi në katundin tonë duke u përpjekur tu themi shqiptarëve se unë jam ai që duhet të më dëgjoni dhe besoni, dhe jo parafolësi.

Shqipëria është gati me kë, në raport me çfarë? Sot cilido nga vendet e BE. është tani më i integruar pas rënies së perandorisë Komuniste nuk di futej dot në BE. Sot cilido nga vendet që është në BE, nuk do futej në BE, sepse sot BE është në një debat të brendshme nuk ka në konsideratë ekspansionin e BE, por daljen nga një situata që e ka vendosur be në një pozitë të vështirtë në raport me fuqitë e tjera..

Shqipëria sot është pa diskutimi shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë të gjitha vendet e tjera për të hapur negociata. Procesi i hapjes së negociatave është bërë më shumë më kërkues”-tha Rama.