Smartfonët kanë ndryshuar totalisht mënyrën tonë të jetesës dhe prodhimin e konsumimin e veprave të artit.
Tashmë përditshmëria jonë dhe selfit spontane mund të shndërohen lehtësisht në vepra të vërteta arti. Me funskionet më të reja të Note 10 ju mund të krijoni vepra arti aty për aty duke u frymëzuar nga realiteti që ju rrethon.
Për pak frymëzim do donim t’ju prezantonim me artistin dixhital Hey Reilly i ka dhënë një pamje të re veprave tradicionale të Van Gogh, Botticelli dhe Da Vinci, duke i përshtatur ato plotësisht me gjeneratën dixhitale. Duke përdorur Galaxy Note 10+, ky stilist dhe ilustrues i modës ka krijuar një koleksion dixhital të kryeveprave të quajtur Mobile Masterpieces.
Kjo është hera e parë që Hey Reilly përdor një smartphone për të krijuar dhe shkëmbyer veprat e tij të kultit.
Kryeveprat dixhitale të artistit përfshijnë: Portretin Selfie, The Pug Toad Lady, Mona Lizën, Vajzën me Hundën e Kuqe dhe Venerën. Të gjitha veprat tani mund të shkarkohen nga komuniteti online Samsung Galaxy PENUP.
Duke përdorur saktësinë e papërsëritshëm të S Pen, si dhe funksionet Air Actions, Hey Reilly kombinoi selfie-n e tij me imazhin kult të post-impresionistit të famshëm. Me AR Doodle, realiteti i shtuar tani mund të skicohet drejtpërdrejt në imazh, duke e shndërruar atë në një imazh lëvizës.
“Profili im në Instagram është si një galeri – një hapësirë plot energji pozitive në të cilën ndaj punën time si artist, designer dhe stilist grafik. Kjo do të thotë që vazhdimisht më duhet të adaptoj dhe zhvilloj veprat e mia, procesin krijues dhe frymëzimin, në mënyrë që të vazhdoj të krijoj përmbajtje të jashtëzakonshme. Note10 + më çliroi nga monitori e mausi dhe më ndihmoi ta çoja tërë procesin në një nivel më të lartë. Humori ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e artit tim dhe nëse kjo seri veprash bën dikë për të qeshur, të paktën për disa sekonda, do të jem shumë i lumtur,” thekson Hey Reilly.