MENU
klinika

Rezultatet e një testi

Me këtë opsion do të kurseni baterinë në iPhone!

22.10.2019 - 18:27

Kohët e fundit, ka pasur shumë lajme për mundësinë e errësimit të ekranit, që kur është lançuar, dhe ka nisur të aplikohet nga shumë aplikacione.

Me ekranin që ka sfond të errët, dhe shkronjat kanë ngjyra të hapura, është më lehtë të lexohet dhe nuk shkakton dhimbje të syve.

Veç kësaj, kursen baterinë, sipas një testi.

PhoneBuff e ka bërë një test të automatizuar me dy iPhone XS Max, në njërin prej të cilëve ishte aktivizuar errësimi i ekranit, ndërsa tjetri kishte format të zakonshëm.

Shpenzimi i kohës në Twitter, YouTube, Messenger dhe aplikacione tjera ka qenë i njëjtë, por shpenzimi i baterisë ndryshonte.

Ruajtja e baterisë së iPhone, bëhet vetëm me ekrane OLED, ndërsa këtë herë është punuar në mënyrë automatike dhe nuk janë përdorur aplikacione që nuk e kanë këtë mundësi.