Më në fund, administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj disa prej organizatave më të rëndësishme qeveritare dhe të biznesit që mundësojnë dhe ekzekutojnë fushatën e Kinës për të zhdukur kulturën dhe gjuhën e më shumë se 1 milion Ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë turq në provincën Xinjiang.
Këto masa ishin të domosdoshme, të vonuara dhe duheshin vendosur për sa kohë që Kina mban Ujgurët dhe muslimanët e tjerë në kampe përqendrimi.
Byroja e Sigurisë Publike e Xinjiang, si dhe filialet e saj dhe tetë ndërmarrje u sanksionuan nga Departamenti i Tregtisë për përfshirje në “fushatën e shtypjes së Kinës, ndalimin masiv arbitrar dhe mbikëqyrjen e teknologjisë së lartë.”
Masat padyshim që do të dëmtojnë disa nga këto kompani të përfshira, që varen nga marrëdhëniet e biznesit dhe materiali nga Perëndimi. Emrat e atyre individëve që i nënshtrohen ndalimeve të vizave nuk u bënë publike, por shpresojmë që të përfshijnë Chen Quanguo, sekretarin e Partisë Komuniste për rajonin i cili ka mbikëqyrur përpjekjen për të detyruar Ujgurët dhe muslimanët e tjerë në kampet indoktrinuese që synojnë zhdukjen e traditave të tyre etnike dhe gjuhën.
Kompanitë e teknologjisë janë në listë sepse Kina ka përdorur Xinjiang si një lloj laboratori.
A funksionojnë sanksione të tilla? Duke gjykuar nga reagimi kinez, ato janë të parëndësishme.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Geng Shuang, u përgjigj ashpër, duke thënë “Akuzat nga pala amerikane janë thjesht pretekste për ndërhyrjen e saj.”
Kina ka pohuar se kampet shërbejnë për arsimin profesional, por dëshmitarët okularë i kanë përshkruar ato si kampe prej betoni dhe tela me gjemba në formë burgu, me shumë pak ose aspak kontakt me pjesën e jashtme.
Jo shumë kohë më parë, Presidenti Trump i tha Presidentit Xi Jinping se Shtetet e Bashkuara do të heshtnin për çdo goditje ndaj demonstruesve pro-demokracisë në Hong Kong. Ky ishte një gabim dhe nuk duhet të përsëritet në Xinjiang.
Kina nuk mund të lejohet të fshijë trashëgiminë e një populli, për më tepër pa u ndëshkuar.
Editorial i The Washington post