MENU
klinika

Aksidenti

Merr flakë treni, tifozët i shpëtojnë tragjedisë

21.10.2019 - 11:46

Një akident i rëndë ka ndodhur në Gjermani. Plot 760 tifozë të Freiburg i kanë shpëtuar një tragjedie të rëndë, teksa ktheheshin në shtëpi nga transferta në Berlin.

Rreth 20:00 të ditës së diel, tifozët e skuadrës së Freiburg po udhëtonin me trenin e linjës Berlin-Freiburg, kur një nga vagonat mori flakë pas problemeve në sistemin e ajrimit.

Fatmirësisht, nuk pati viktima dhe 200 forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuanin flakët rreth orës 22:00. Sipas “Bild”, ka pasur vetëm disa tifozë të cilët ishin të shokuar nga ngjarja, por gjendja e tyre është e mirë.

Freiburg u mund nga Union Berlin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Bundesligës gjermane. Por ky rezultat ka kaluar në plan të dytë pas aksidentit.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN