MENU
klinika

"Merrni masa para se të keni ndonjë viktim"

Merret në mbrojtje Rudina Hajdari, pasi zbuloi se ishte kërcënuar

31.10.2019 - 11:12

Tre ditë pasi deklaroi se ishte kërcënuar, deputetja Rudina Hajdari merret në mbrojtje.

Burime bëjnë me dije se deputetes Rudina Hajdari i është vendosur një truprojë.

Në Kryesinë e Kuvendit Hajdari lëviz e shoqëruar nga truproja. Ajo deklaroi në seancën e së hënës se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.