MENU
klinika

Komedia mes viteve '20-'30

MetroFest: Tetor befasues në Teatrin e Metropolit!

01.10.2019 - 18:45

     Publiku i gjerë, këto ditë vjeshte do të ketë rastin të njihet me katër komedi shqiptare, të pashfaqura deri më tash. Janë vepra të shkruara gjatë viteve ’20-’30, që vihen në skenë për herë të parë, këtë tetor, në Teatrin e Metropolit. “Kolltuku” komedi satirike, vepër e një autori të panjohur, me iniciale P.K; “Sot tetë ditë”, është një tjetër komedi me dy akte, me autor Josip Relën; “Karagjozi”, shkruar nga Skënder Guri; “NjëMi në xhep” e autorit Hivzi Sulejmani. Regjisorja Kapidani, flet për rëndësinë e këtij festivali, që i kushtohet krijimtarisë shqiptare, më konkretisht, komedisë. “Kolltuku’, komedi satirike, vepër e një autori anonym, me iniciale P.K, e shtypshkronjës së Vlorës, e gjetur në arkivën e Bibliotekës Kombëtare, do të vihet në skenë më 3 tetor.

Vepra bën fjalë për një ish-drejtor teatri, dy aktorë të dashuruar dhe një sufler, që përfundojnë në një ishull të pabanuar në mes të detit, pasi u përmbytet anija. Kjo botë e re, kërkon një sistem të ri shtetëror. Monarki apo republikë? Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Kush do të fitojë ‘kolltukun’?”, – shprehet regjisorja.

 

 

 

 

Ndërsa,“Sot tetë ditë”, është komedia që ka në qendër një djalë dhe një vajzë të dashuruar, të cilët janë në dilemë, vjen me regji nga Elona Hyseni.

Komedia ‘Sot tetë ditë’, me regji nga Elona Hyseni, bën fjalë për një djalë dhe një vajzë të dashuruar, të cilët janë përballë një dileme: duhet të fitojë dashuria e tyre për njëri-tjetrin, apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre? Po sikur, dashuria dhe mblesëria ta kishin syrin në të njëjtin vend? Një komedi keqkuptimesh e sqarimesh”, – thotë, Hyseni.

“Karagjozi’ është një tjetër komedi, shkruar nga Skënder Guri, me regji nga Rexhina Mollaymeri, që vjen me premierën, javën e tretë të muajit tetor. Tinger Beu feston ditëlindjen e vajzës dhe vendos të sjellë, në fshat kafshë ekzotike nga xhunglat e largëta. Beu, ngarkon karagjozin e fshatit që t’i zbutë kafshët nëpër kafaze përpara se të habisë dynjanë me shfaqjen e tyre. Por, karagjozi dembel dhe qejfli, i ther kafshët për t’i ngrënë.

 

 

 

 

NjëMi në xhep” është komedia e radhës, me autor Hivzi Sulejmanin dhe regji nga Aldi Hysotoci. Komedia me tri akte bën fjalë për Skercon, një nëpunës që ka aspirata për t’u bërë ministër. Në fund të fundit, pse të mos bëhet? Edhe gruaja e tij është dakord, se ai e meriton. Ditët e Skercos janë të ngarkuara me hallet e këtij populli që nuk kënaqet kurrë dhe s’ta di as për faleminderit. Ndërkohë që ëndrrat për përfitime të reja vazhdojnë, portieri i sjell Skercos, vendim nga lart.

Veç komedive, “Metrofest 3” organizon mbrëmjen poetike kushtuar krijimtarisë së Lasgush Poradecit, titulluar “Ndrit vash’ e kulluar, në flakë e pushtuar”, si dhe koncertin e muzikës xhaz “Imazhi Jazz i Gjon Milit”. Shfaqjet do të vijnën nga 3- 27 tetor: Teatri i Metropolit!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit