Momenti më interesant i festës së Kinës në Sheshin Tiananmen në 1 tetor zgjati vetëm disa sekonda. Ishte shfaqja e raketave bërthamore të reja, të frikshme të Kinës, të afta për të goditur çdo qytet në Amerikë. Duket se me to shpjegohej se si armët do të siguronin që Kina të ruajë gjithmonë një aftësi parandaluese, duke mbrojtur kështu paqen. Turma shpërtheu në brohoritje spontane.
Këto brohoritje japin dy mesazhe. E para është që Kina ka fuqi të tillë që asnjë vend nuk mund ta përballojë me siguri. E dyta është që Kina është përsëri madhështore falë Partisë Komuniste.
Xi Jinping, predienti kinez, duke nderuar heronjtë revolucionarë në prag të ditës kombëtare të këtij viti, kujtoi Zhang Zhixin, një anëtar partie të ekzekutuar në 1975.
Asnjë dhuratë e tillë nuk ju ofrohet masave. Historia e vërtetë e rimëkëmbjes së Kinës nga shkatërrimi maoist u shkrua nga qindra miliona individë kinezë. Atyre iu mundësua të dilnin nga varfëria përmes punës së palodhur dhe ndërmarrjes së rreziqeve.
Nacionalizmi i Kinës është problemi i botës.
Është e kuptueshme, me të vërtetë e pashmangshme, që një Kinë më e pasur do të kërkonte të bëhej një fuqi e madhe ushtarake. Ajo që nuk ishte e pashmangshme ishte që Xi do të përqafonte nacionalizmin populist, ndërsa fliste për gabimet e tmerrshme të partisë.
Xi nuk është një revolucionar si Mao. Përkundrazi, ai është një autoritar i fiksuar me stabilitetin, i vendosur për të pohuar autoritetin absolut të partisë.
Vende të tjera mund të kenë më shumë frikë nga historitë e rremë të Xi.
Duke i thënë popullit të tij se Kina komuniste nuk ka marrë asnjëherë ndonjë kthesë të gabuar, ai po ngjall një nacionalizëm të padurueshëm.
Kina nuk është fuqia e parë me armë të frikshme. Por, nacionalizmi i tillë, mund të fillojë luftëra. Edhe Kina dhe pjesa tjetër e botës do të ishin disi më të sigurta nëse liderët e partive do të pranonin fajet e tyre.
Fakti që Xi po shkon në drejtimin e kundërt duhet t’i alarmojë të gjithë.