MENU
klinika

Hapja e bisedimeve

Negociatat/ PE miraton rezolutën për Shqipërinë e M. e Veriut

24.10.2019 - 13:26

Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bëri i ditur përmes një postimi në twitter nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.


Ndërsa falënderon PE dhe presidentin e saj Sassoli, Balla shkruan se ky është një mesazh i shkëlqyer për Këshillin Europian dhe Komision e Evropës.

“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut.

Ky është një mesazh i shkëlqyeshëm për Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.” shkruan Balla në një postim në twitter.