MENU
klinika

Nobel për mbështetësin e Millosheviçit

I tronditur, Pacolli thërret shqiptarët në peticion

11.10.2019 - 12:02

Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu këtë vit me Nobelin e shumëlakmuar të Letërsisë autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe austriakun, Peter Handke.

U dhanë dy çmime këtë radhë, për shkak se ai i vitit të kaluar u anulua në mesin e një skandali seksual.

Polemikat megjithatë rrethuan menjëherë fituesin e 2019-tës, Handke.

Gazeta britanike The Guardian dhe ajo austriake Der Standard kujtuan në shkrimet e tyre sesi laureati i Nobelit të sivjetshëm ka qenë simpatizant i Slobodan Milloshevicit, pavarësisht akuzave që rëndonin mbi të për Genocid.

Veç tyre, reagime mjaft të ashpra ka patur edhe në Shqipëri dhe Kosovë, duke qenë se edhe këtë vit, vendi ynë përfaqësohej me shkrimtarin Ismail Kadare.

Menjëherë pas lajmit të shpërndarjes së çmimeve, “të turpshëm” e ka konsideruar këtë veprim edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai shprehet se ishte i tronditur nga vendimi i Komitetit të Nobel-it, për t’i dhënë çmimin Handkes i cili ka mbështetur kasapin e Ballkanin.

Pas këtij reagimi, Pacolli ka zhvendosur vëmendjen tek Kadare me një reagim të dytë, ku duke e mbrojtur shkrimtarin e njohur shqiptar, ndoshta edhe nga kritikët e profilit social të tij, ka drejtuar edhe një thirrje për të gjithë bashkëkombësit për mbledhjen e firmave për peticionin kundër Handkes.

“Dhe i ftoj që ta përdorin këtë inisiativë për të forcuar ndjenjën kombëtare, që Kadare e përfaqson aq cilësisht.”, përfundon Pacolli.

  • Më poshtë statusi i plotë: