MENU
klinika

I ftuar special në përurim

Pamjet më të fundit nga “Arena Kombëtare”

22.10.2019 - 09:35

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet më të fundit nga punimet që po kryhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Nëpërmjet pamjeve me dron, duket se përgatitjeve për ndeshjen inauguruese me Francën po i jepet dora e fundit, ndërsa një pamje mjaft të bukur ka marrë edhe tapeti i gjelbërt.

Ndërkohë, siç mësohet, është vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.

Veç presidentit të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit dhe jo vetëm për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.

Ndërkohë, nga dita e sotme do të dalin në shitje edhe biletat për takimin mes Shqipërisë dhe Francës që do inaugurojë “Arenën Kombëtare”.

Tribuna kryesore nuk do të dalë fare në shitje, pasi të gjitha biletat janë rezervuar nga FSHF për të ftuarit e saj, qeverinë, bashkëpunëtorët dhe sponsorët.

Pjesa tjetër e stadiumit është e gjitha në shitje për një çmim mesatar biletash prej 2.200 lekësh. Më e lira që do të kushtojë 1.500, ndërsa më e shtrenjta do të kushtojë 5000 lekë.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN