MENU
klinika

Përurohet më 17 nëntor

“Arena Kombëtare”, sa do të kushtojnë biletat?

19.10.2019 - 10:31

Na ndajnë më pak se një muaj nga ndeshja me Francën, që përkon edhe më inagurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Kërkesat për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje janë të shumta.

Më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend, teksa do të luhet një ndeshje e kampionatit të femrave, me hyrjen e lirë të tifozëve për të parë stadiumin e ri.

Përfaqësues të UEFA-s, që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë së femrave.

konica sportkonica sport mobile

Bëhet me dije se biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 lekësh të reja.

Çmimi më i lirë që do të dalë në shitje për këtë ndeshje do të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë. Ndërkohë, që nuk do të dalë në shitje fare tribuna kryesore e “Arenës Kombëtare” për ndeshjen me Francën, pasi pjesa më e madhe janë ftesa, për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-së.

Në rast se Turqia mposht Islandën (duke llogaritur fitore të sigurt me Andorrën) fitorja ndaj Francës kthehet në objektiv madhor, sepse mund të arrihet vendi i tretë në grupin eliminator Euro 2020.