MENU
klinika

Në nivelin më të ulët historik

Papunësia në Shqipëri, çfarë thotë Banka Botërore

08.10.2019 - 14:52

Shqipëria ka pjesëmarrje në forcën e punës më të lartë në rajon, vlerësoi sot Banka Botërore që prezantoi në Tiranë “Raportin Ekonomik Rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Hilda Shijaku, ekonomiste pranë zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, tha se tregu i punës vijon të përmirësohet dhe papunësia arriti një nivel të ulët historik prej 11,5% në Qershor 2019.

Banka Botërore raporton se, ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në 3,4% në tremujorin e dytë të vitit 2019.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Vendet e reja të punës u krijuan në sektorin e shërbimeve dhe në bujqësi. Në fund të tremujorit të dytë, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës u rrit me 1,24 % nga viti në vit. Në tremujorin e dytë, papunësia arriti një nivel të ri të ulët historik prej 11,5% dhe pagat reale u rritën mesatarisht me 3,4%, kryesisht në sektorin e shërbimeve (tregti dhe transport, dhe turizëm)”, citon raporti i Bankës Botërore.

Zhvillimi i tregut të punës si një nga treguesit kryesor në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e ekonomisë së vendit, ka hyrë në trajektore të rritjes së qëndrueshme.

Në këtë kontekst, vlerësoi Shijaku, po vjen në rënie papunësia e të rinjve ndërsa po diversifikohet balanca midis gjinive dhe punësimi afatgjatë.