MENU
klinika

"Sakharov" intelektualit ujghurian

PE: Ilham Tohti, zëri i moderimit dhe pajtimit

24.10.2019 - 13:59

      “Parlamenti Evropian i akordoi çmimin “Sakharov” për të Drejtat e Njeriut intelektualit ujghurian Ilham Tohti, të dënuarit me burgim të përjetshëm në Kinë për “separatizëm”, me rrezik zemërimi me Pekinin”,  – njoftuan burimet parlamentare./Konica.al

Parlamenti Evropian, përmes presidentit David Sassoli, për më tepër bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të intelektualit ujghur.

“Parlamenti Evropian shpreh mbështetjen e plotë për punën e tij dhe kërkon që ai të lirohet menjëherë nga autoritetet kineze”, – tha David Sassoli në Dhomën e Strasburgut. Ai theksoi se akademiku ishte “shumë i përkushtuar për të përmirësuar mirëkuptimin midis ujghurëve dhe hansëve në Kinë”.

Ish profesor ekonomie në një universitet të Pekinit, në vitin 2014 Ilham Tohti u dënua nga drejtësia kineze me burgim të përjetshëm për “separatizëm”, gjatë një gjyqi që ndezi një mori polemikash nga qeveritë e huaja dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

 

Kandidatura e tij për çmimin Sakharov, e cila u jepete individëve që kanë dhënë “një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për të drejtat e njeriut në botë”, u paraqit nga Renew Europe (Liberale).

Ilham Tohti i përket kombësisë ujghure, kryesisht me popullsi myslymane dhe që përbën pjesën dërrmuese të Xinjiangut, një rajon i gjerë në Kinën veriperëndimore, që prej shumë vitesh është goditur nga sulme terroriste dhe aktualisht është subjekt i një kontrolli drastik policor.

Në fillim të tetorit, Kina e kundërshtoi me forcë nominimin e tij për çmimin “Sakharov”, duke akuzuar Parlamentin Evropian për “mbështetjen e terrorizmit”.

Në fund të shtatorit Ilham Tohti u vlerësua me çmimin “Václav-Havel” dhënë nga Këshilli i Evropës, një institucion i veçantë i Bashkimit Evropian, përgjegjës për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

 

 

“Duke lartësuar pretekstin e të drejtave dhe lirisë së njeriut (Këshilli i Evropës) shfajëson një separatist që mbështet dhunën dhe terrorizmin”,  – denoncoi asokohe diplomacia kineze.

Finalistët e tjerë të çmimit “Sakharov” ishin një grup vajzash keniane që luftonin kundër gjymtimit të organit gjenital dhe tre personalitete braziliane të përkushtuara për mbrojtjen e minoriteteve dhe mjedisit, duke përfshirë udhëheqësin indian, Raoni, avokat mediatik i popujve indigjenë të kërcënuar nga shpyllëzimi.

Ilham Tohti njihet si mbrojtës i flaktë i të drejtave të ujghurëve, profesor i ekonomisë dhe avokat i të drejtave të pakicës ujghure të Kinës. Për më shumë se dy dekada, ai ka punuar pa u lodhur për të nxitur dialog dhe mirëkuptim midis ujghurëve dhe kombësisë tjetër kineze. Ai mbetet një zë i moderimit dhe pajtimit përkundër gjithë mundimeve./Konica.al

Ilham Tohti ishte i nominuar për çmimin “Nobel” të Paqes për vitin 2019.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundërterrorizëm apo represion?

Brenda kampeve të internimit në Kinë…


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen