MENU
klinika

Volejboll

Partizani, vajzat e rrjetës kërkojnë historinë

15.10.2019 - 18:38

Partizani do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit në Champions League për femra në volejboll. Skuadra e drejtuar nga turku Nexhat Sençak, ku janë gërshetuar lojtaret shqiptare me ato të huaja, e fitoi takimin e parë 3–1 me Bërçko në Tiranë.

Tani synohet kualifikimi në Bosnje Hercegovinë. Vajzat e Partizanit e njohën lojën e rivaleve në setin e parë dhe treguan cilësitë e tyre në sfidën e zhvilluar javën e kaluar përballë publikut shqiptar.

volej partizani femra
volej partizani femra

Gjithsesi, ashkush nuk mendon se puna është e kryer, pasi do të jetë e vështirë, duke menduar që kampionat e boshjake kanë më përvojë në kupat e Europës, ndërsa Partizani e ka debutim.

Sfida që do të vendosë se cili ekip do të shkojë në turin e tretë të Champions League do të nisë të mërkurën në orën 19:00. Misioni është i vështirë, por jo i pamundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”