MENU
klinika

“Çështja e Detit”

Pas takimit me Mitsotakis, Rama ndryshon grupin negociator

31.10.2019 - 11:27

Qeveria shqiptare ka ndryshuar grupin negociator për bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e detit.

Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit te qeverisë, konkretisht një ditë pas takimit që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Greqi.

Ky grup negociator është reduktuar nga 13 në 7 anëtarë dhe do të përbëhet nga shtatë zëvendësministra. Gjithashtu nënvizohet fakti se në cilësinë e kryetarit do të jetë një prej zëvendës ministrave të jashtëm.

Shefi i qeverisë, Edi Rama tha se shpreson  fort në arritjen e një konsensusi me qeverinë e Greqisë dhe kryeministrin e saj, Kyriakos Mitsotakis.