Galaxy Note10 dhe Note10 + janë plot me mjete të fuqishme të krijuara për të ndihmuar përdoruesit të shprehin kreativitetin e tyre dhe të jenë më produktivë.
Tani, me një pëditësim softueri të planifikuar për tregjet evropiane, Samsung Electronics po prezanton shumë prej këtyre risive që rrisin standartin e smartphone-ve – duke përfshirë opsione si AR Doodle, një editues i integruar i videos dhe Link to Windows – në Galaxy S10e, S10, S10+ dhe S10 5G. Gjithashtu, ky azhurnim sjell përdorim të thjeshtuar të galerisë së fotografive, kërkimit dhe Wi-Fi inteligjent për lidhje të qëndrueshme dhe të sigurt.
Sapo përdoruesit e Galaxy S10 të kenë shkarkuar përditësimin, ata do të vënë re se kamera e tyre profesionale është bërë edhe më e fuqishme.
Përditësimi zgjeron Nigh Mode të kamerës për të përfshirë mbështetje edhe për kamerën e përparme – duke u ofruar përdoruesve më shumë liri për shkrepur foto të gjalla pas errësirës.
Ajo gjithashtu prezanton stabilizim të zgjeruar të videos super të qëndrueshëm, si dhe mbështetje për funksionet dinamike të Galaxy Note10 si AR Doodle dhe regjistrimi i videove me fokus të drejtpërdrejtë.
E para lejon që përdoruesit të pasurojnë videot e tyre me vizatime dhe mesazhe argëtuese të realitetit të përmirësuar, ndërsa e fundit u lejon atyre të aplikojnë efekte bokeh (përfshirë turbullimin, rrethin e madh, color point dhe glitch) në videot e regjistruara me kamerën e përparme ose të pasme.
Kurdoherë që përdoruesit e Galaxy S10 kapin një klip të paharrueshëm, edituesi i ri i videos ofron të gjitha mjetet që do t’u duhen për ta shndërruar atë në një video që ja vlen të ndahet. Kjo veçori e gjithanshme e bën më të lehtë editimin e videove si një profesionist, dhe përmban mjete të thjeshta për zvogëlimin e klipeve, bashkimin e tyre, rregullimin e shpejtësisë së riprodhimit dhe më shumë. Ju madje mund të përdorni funksionin për të shtuar titra dhe muzikë në klipe për ta bërë përmbajtjen tuaj më unike.
Përditësimi përfshin gjithashtu mbështetje për Samsung DeX për PC. Pasi përdoruesit të shkarkojnë aplikacionin nga SamsungDeX.com, ata do të jenë në gjendje të lançojnë Samsung DeX në PC ose Mac thjesht duke lidhur Galaxy S10 me kompjuterin e tyre përmes USB. Mbështetja për Link to Windows është shtuar gjithashtu, që do të thotë se përdoruesit e Galaxy S10 do të jenë në gjendje të lidhin pa tel telefonin e tyre me kompjuterin Windows 10 dhe të shikojnë me lehtësi përmbajtjen e tij, të dërgojnë dhe të marrin mesazhe, dhe të sinkronizojnë fotot e fundit direkt nga kompjuteri i tyre.
Aplikacionet në të cilat përdoruesit e Galaxy S10 mbështeten çdo ditë, përfshirë Samsung Pass dhe Messages, janë bërë gjithashtu më të gjithanshme dhe të komode.
Tani, vendosja e Samsung Pass është thjeshtuar, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit e Galaxy S10 të përdorin teknologjitë e përparuara biometrike të pajisjes së tyre për t’u regjistruar në aplikacione dhe faqe në internet shpejt dhe sigurt. Në aplikacionin Mesazhet, ikonat e reja për të shtuar foto dhe video janë pozicionuar në të majtë të dritares së tekstit për t’u ofruar përdoruesve akses të lehtë në skedarët që u duhen.
Siç shpjegoi Jiyoung Mun, një inxhinier në Zyrën e Mobile Research & Development të Samsung Elektronics, azhurnimi i Galaxy S10 pasqyron angazhimin e Samsung për t’u ofruar më shumë përdoruesve akses në risitë e jashtëzakonshme. “Në Samsung Electronics, ne po eksplorojmë vazhdimisht mënyra për t’i ofruar përdoruesve të pajisjeve Galaxy përvojën më të mirë të mundshme në smartphone, dhe ky përditësim i softuerit është një provë e këtij angazhimi,” tha Mun.
Telefonat inteligjentë Galaxy S10 kanë një ekran Dynamic AMOLED me certifikatë HDR10 +, projektim dynamic tonaliteti dhe dhe lëshojnë 40% më pak dritë blu. Ky ekran, fitues i disa çmimeve, ka çertifikimin VDE për ngjyra të gjalla e të ndritshme dhe raportin më të mirë të kontrastit.
Për më tepër, ekrani Dynamic AMOLED gjithashtu zvogëlon dritën blu përmes ekranit të tij të certifikuar me TÜV Rheinland Eye Comfort pa kompromentuar cilësinë e figurës ose pa shtuar një filtër.