MENU
klinika

Sekreti i populistëve

Përgjigje të thjeshta për probleme komplekse

12.10.2019 - 13:12

Populizmi është shkenca politike që jep përgjigje të thjeshta për pyetje komplekse.

Ai lulëzon në periudha të ndryshimit të thellë. Ne po jetojmë në një epokë të të tillë ndryshimesh të thella dhe pasigurie.

Shtetet e Bashkuara nuk janë vetëm në përballjen me problemet e një të ardhme me rritje të ulët, Amerika e Presidentit Trump nuk është shtëpia e vetme e një ringjalljeje populiste.

Cili është antidoti? Kompleksiteti ushqen populizmin; thjeshtësia ka tendencë ta kurojë atë.

Vala e populizmit që përfshiu Shtetet e Bashkuara në vitet 1920 u zbeh në kontakt me qartësinë morale dhe qëllimin kombëtar.  Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore përqendruan  vëmendjen e shumicës së amerikanëve tek rreziqet aktuale.

Por ky është një ilaç i ashpër.

Populizmi gjithashtu mund të shërohet përmes udhëheqjes kompetente dhe përgjegjëse.

Për rritjen e populizmit, një masë e përgjegjësisë i përket një brezi të tërë udhëheqësish politikë, udhëheqës të mendimit dhe udhëheqësve kulturorë.

Populizmi është në rritje në të majtë, si dhe në t djathtë.

Pavarësisht se ku populizmi ngrihet në spektrin politik, pashmangshëm është i destinuar të dështojë. Recetat e thjeshta duken të papërshtatshme për një botë komplekse.

Ne mund t’i mbyllim emigrantët, ose mund t’i taksojmë miliarderët. Ajo që ne nuk mund të bëjmë është që të ndalojmë valët e ndryshimit. Herët a vonë, ata kërkojnë vëmendjen tonë.

David Von Drehle, kolumnist i The Washington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Përmbysje e rezultateve të sondazheve

Asgjë nuk shkoi siç pritej…