MENU
klinika

Premier League, java 10

Përmbys Liverpool, United rimerr veten

27.10.2019 - 20:47

Liverpool ka mbajtur distancën me Manchester, pasi ka zhvilluar një tjetër takim të përsosur, duke përmbysur ndaj Tottenham në fitoren 2-1 të arritur në Anfield.

Skuadra e Klopp e nisi në disavantazh sdën pas rrjetës së Harry Kane në minutat e para. Megjithatë, me kalimin e kohës The Reds kanë marrë kontrollin e lojës dhe kanë rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por vetëm në pjesën e dytë kanë gjetur golat me Henderson dhe Salah me penallti.

Ndërsa Manchester United ka fituar 3-1 ndeshjen ndaj Norwich. Një ndeshje e mirë e të besuarve të Solskjaer, të cilët mesa duket e kanë rimarrë veten dhe më në fund kanë tuar ndeshjen e parë pas katër takimeve pa fitore në Premier League.

Ishte McTominay ai që ka zhbllokuar rezultatin, përpara se Rashford të dyfishonte pasi kishte humbur një penallti pak më parë. Edhe Martial humbi një penallti, por edhe ai shënoi pas pushimit, duke vulosur fitoren. Një triumf i rëndësishëm për Djajtë të cilët janë në nevojë urgjente për pikë në kampionat.

Ngec Arsenal, që po kalon një moment të errët në Premier League. Skuadra e Unai Emery ishte në avantazh të dyfishtë pas dy golave të shpejtë të Sokratis dhe David Luiz, por Crystal Palace ka përmbysur 2-2 me Milivojevic dhe Ayeë duke u dhënë një goditje të rëndë Topçinjve.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka njerëz që janë të bezdisur nga prania ime..."

‘Zbërthehet’ Klopp: Ja pse nuk rinovoj me Liverpoolin!