MENU
klinika

E rëndë në Berat

Përmbyset traktori, humb jetën drejtuesi 60-vjeçar

17.10.2019 - 17:57

Shtetasi G.H, 60 vjeç, ka humbur jetën në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues.

Sipas policisë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale.