Një operacion policor në Madrid të Spanjës ka bërë që në pranga të përfundojnë grabitësit e shtëpive të futbollistëve të njohur.
Kohët e fundit ishin bërë të shpeshta grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Madrid në kohën që këta të fundit ishin duke zhvilluar ndeshjet e La Liga-s apo Champions League.
Viktimë e grabitjeve kanë rënë së fundmi Alvaro Morata, Isco, Tomas, Casemiro apo edhe trajneri Zidane. Policia spanjolle ka lajmëruar se ka shkatërruar grupin criminal, duke dërguar autorët pas hekurave.
Mes të ndaluarve bie në sy edhe një shqiptar me inicialet M.Z, i cili kishte qenë i dënuar edhe më parë në vitin 2007, sërish për abuzimin e shtëpisë së një biznesmeni.
Në një nga shtëpitë e hajdutëve, policia ka gjetur edhe shumë sende me vlerë të cilat janë grabitur në shtëpitë e futbollistëve. Bëhet fjalë për bizhuteri, apo edhe medalja e finales së Champions League të futbollistit të Atletico Madrid, Tomas.