Presidentit i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Estoni ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të këtij vendi, ndërsa ka theksuar faktin se Estonia mbetet një aleate e çmuar e Shqipërisë drejt rrugës europiane.
Me një shënim në “Facebook”, Meta ka publikuar momente nga vizita e tij në “Qendrën E-Estonia” dhe “Akademinë E-Governance”.
Sipas tij, Estonia është shembulli i shkëlqyer për t’u ndjekur në fushën e kërkimit dhe inovacionit.
“Përshtypje të mrekullueshme nga vizitat në Qendrën E-Estonia dhe Akademinë E-Governance. Estonia shembull i shkëlqyer, se si një vend modest bëhet lider dhe model për t’u ndjekur në kërkim, inovacion, start-up, e-government, e-services.?????”- shkruan Meta.