MENU
klinika

Ndryshimet

Prezantohet zyrtarisht Golf 8, njihuni me detajet!

25.10.2019 - 15:27

Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e tetë të modelit Golf.

Me gjeneratën e tetë, gjiganti gjerman hyn në treg për të rivalizuar BMW Serinë 1 dhe Ford Focusin.

Shitjet do të nisin në shkurt të 2020-s, me çmim që zyrtarisht nuk dihet, por porositë e para do të dalin tek në muajin prill.

Nga jashtë, ndryshimi më i madh vjen në pjesën e përparme të modelit. Dritat më të holla bëjnë dallimin e madh.

Sikurse edhe në të kaluarën, Golfi është krijuar në platformën e njohur të Grupit Volkswagen, “MQB”. Golfi i ri është pothuajse identik në madhësi me veturën e shkuar.

Volkswagen Golf 8 vjen në katër versione me motorë benzinë dhe në dy me dizelë. Te benzinët vijnë modelet me motor 1.0-litërsh me 90 apo 110 kuajfuqi.

Më pas janë modelet 1.5-litërsh me 130 apo 150 kuajfuqi. Motorët dizelë, 2.0-litërsh vijnë me 115 apo 150 kuajfuqi. Secili prej këtyre modeleve johibride vjen me marsh manual me gjashtë shpejtësi si standard. Versioni automatik konsiderohet si shtesë për modelet dizelë.

Versioni tërësisht elektrik nuk do t’i përshtatet Golfit, sepse ai do të ruhet për familjen “ID”. Megjithatë, janë disa versione hibride të pranishme. Sistemi elektrik me 48 volt shton deri në 16 kuajfuqi për versionet hibride. Ky version kombinohet me shumicën e motorëve që janë në versionet “tradicionale”.

Nga lançimi, Golfi më i veçantë është versioni GTE. Ai do të ketë sistemin plug-in hibrid me 148 kuajfuqi, me motor 1.4-litërsh benzinë, por me motorin elektrik në kombinim ofrojnë 242 kuajfuqi, njëjtë sa Golf GTI.

Volkswageni ka konfirmuar se modelet e veçanta GTI dhe R do të vijnë më vonë, duke mos konfirmuar detaje të tjera.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”