MENU
klinika

"U zhbë ideja e ‘të paprekshmit’ te gjyqtarët e prokurorët"

Rama: S’e ndalon dot askush martesën tonë me BE!

04.10.2019 - 11:09

Kryeministri Edi Rama deklaroi se këmbëngulja për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian nuk lidhet me faktin se duhet të kënaqim Parisin, Hagën apo vendet e tjera anëtare, por kjo ka të bëjë me ndryshimin e vendit tonë, me faktin se duhet të kemi një demokraci dhe institucione funksionale.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën “Gjithçka për Drejtësinë”, kreu i qeverisë pranoi se korrupsioni në 30 vitet e demokracisë është rritur dhe gjendet te politikanët, por me procesin e rivlerësimit, Vettingut, mori fund ideja e “të paprekshëm”, që zhbënë njëherë e mirë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Sipas tij, këta të fundit ishin forca e pushtetit të korrupsionit, që e garantonin dhe e ushqenin atë.

“Drejtësia mbi të gjitha, gjithçka ka të bëjë me të. Kjo na bën ne të jemi kaq të angazhuar e të përkushtuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE.

Ne nuk duhet të kënaqim Parisin, Hagën, apo kryeqytete tjera të BE, por kjo ka të bëjë me ndryshimin e vendit tonë, me faktin që vendet tona duhet të kenë demokraci funksionale, institucione të tilla.

Nuk shoh ambasadorin britanik këtu, sepse ata kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq vitesh, ndërsa ne jo, sepse për ne kjo është hera e parë. Është kjo herë e parë, të cilët ne e kemi ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askush, që ka këtë ëndërr të martohet. Po, korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet te politikanët, por më besoni që nuk ka të krahasuar me qarkun e ‘të paprekshme’, që u zhbë njëherë e mirë te gjyqtarët dhe prokurorët. Ata ishin forca e pushtetit të korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin.

Tani problemi është se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Natyrisht që kur nuk ka një gjykatë të tillë nuk mund të jesh shtet anëtar i BE, por ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar, kjo do dojë kohë. Fakti që në këtë moment nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është sukses, jo dështim. Duke folur në këtë formë unë nuk ja hedh fajin Evropës, por kush tjetër më shumë se Franca mund të thotë që gjërat nuk po funksionojnë në Evropë. Nuk ka se si do ta kishim bërë Reformën në Drejtësi, pa pasur në krah SHBA dhe BE, por edhe dëshirën tonë për të qenë pjesë e familjes evropiane. Nuk do ia kishim dalë”, tha Rama.