Isco është drejt largimit nga Real Madrid dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, kampionat në të cilin u fol se mund të kalonte edhe gjatë verës.
Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Perez dëshironte ta largonte Isco-n në merkaton e verës, por ishte kthyer pas, për shkak se Zidane kishte kërkuar të mos e largonte.
Pikërisht sipas raportit të sipër përmendur, tashmë edhe tekniku francez ka dhënë miratimin e tij për ta larguar mesfushorin. Zëvendësuesi i Isco-s në rast largimi do të ishte Suso, për të cilin Reali ka shfaqur interes edhe më parë.
Në këtë mënyrë ngrihen hipotezat se po planifikohet një shkëmbim i bujshëm midis këtyre dy lojtarëve, teksa do të shikonim Isco-n te Milani, ndërsa Suso-n te Real Madrid në merkaton e ardhshme.