MENU
klinika

Pas ndarjes së bujshme, tashmë në krah të dikujt tjetër

Rezart Veleshnja pranon për herë të parë se është në një lidhje

27.10.2019 - 10:19

Prej kohësh në media thuhet se aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja është një lidhje të bukur dashurie

Ai shpesh publikon në Instagram foto ‘enigmatike’ megjithatë, asnjëherë nuk ka dëshiruar të flasë publikisht për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Por mbrëmjen së djeshme ai ka bërë një përjashtim dhe për herë të parë ka pranuar diçka që po pritej prej kohësh.

Gjatë një loje në emisionin “Shiko kush luan”, aktori ka pranuar publikisht se është në një lidhje dhe është shumë rehat.

Pas kësaj me siguri Rezarti nuk do të durojë shumë dhe do të na prezantojë me të dashurën e tij.