Tifozët e kombëtares argjentinase kanë një arsye pse të gëzohen. Ylli i futbollit botëror është rikthyer në ekipin kombëtare. Argjentina ka publikuar listën për ndeshjen miqësore kundër Brazilit.
Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar futbollistët e grumbulluar për këtë sfidë. Risia është rikthimi i Lionel Messit. Kapiteni rikthehet në dispozicion pas pezullimit që mori me kombëtaren për shkak të komenteve të tij në Kupën e Amerikës.
“Pleshti” gjen vend në listën e futbollistëve të grumbulluar, por nga krahu tjetër, numri një i stolit nuk ka grumbulluar sërish Mauro Icardin.
Sulmuesi i PSG është rikthyer në formën maksimale, por ky i fundit nuk ka marrë sërish një ftesë. Nuk mungon në listë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit