Pas 2 vitesh mjaft aktive në muzikë, Rina ka vendosur të bëjë një pushim!
Nuk e dimë sesa do të zgjasë shkëputja e saj nga muzika, por motra e Rinës, Rudina, e ka bërë të ditur këtë lajm në Instastory-n e saj, duke treguar edhe arsyen që e ka shtyrë Rinën të marrë këtë vendim.
“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar motra e reperes.
Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
Por në të vërtet bëhet fjalë për mospajtime me menaxherin e saj.
Rina me sa duket, i është bashkëngjitur listës së gjatë të artistëve që kanë dalë vitin e fundit nga On Records, shtëpia diskografike ku mori famën.
Këngëtarja thuhet se ka mbyllur këtë kapitull me mospajtime të theksuara që e kanë bërë të fshijë edhe llogarinë e saj në Instagram.