MENU
klinika

Mungon gjithçka!

Rrogozhinë/ Fermerët braktisin tokat

27.10.2019 - 16:44

Arave në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës u ka dalë bari sipër!

Fermerët e zonës bregdetare gjithmonë e më shumë po e braktisin tokën dhe sipërfaqet e lëna djerr po rriten.

Ata thonë se shkak kryesor është mungesa e sistemit të vaditjes dhe atij të kullimit.

Sipas tyre, për pasojë në verë prodhimet thanë për ujë, ndërsa periudhën tjetër kalben për shkak se uji nuk kullon.

“Pa vaditje, këtu nuk bëhet gjë. Plus e kemi dhe larg. Subvencione s’kemi parë ndonjëherë, kështu që ka mbetur djerr gjithë blloku. Ky është blloku i Kryevidhit, më shumë kushtonte nafta se sa prodhimi që bëja unë.”

Çmimet sipas tyre të larta të imputeve bujqësore e naftës dhe mungesa e subvencioneve sipas fermerëve janë të tjerë faktorë që i kanë bërë të heqin dorë bujqësia.

“Siç shikoni, kanalet janë këtu, flasin vetë. Është e kotë të flasim neve. Kudo që të shikosh, të njëjtën shikon, toka djerrë, kullim 0, veprat e artit janë të abandonuara totalisht.”

Siç tregojnë këto pamje janë qindra hektarë tokë që nuk mbillen prej vitesh.

Mungesa e infrastrukturës ndihmëse për lëvizjen e makinerive bujqësore është një tjetër shqetësim për fermerët e Rrogozhinës.