MENU
klinika

"Sakrifica baballarësh"

Rudina rrëfehet për të shoqin dhe vajzën e saj

01.10.2019 - 18:06

Ditën e sotme, gjatë transmetimit të emisionit të saj të pasdites, moderatorja Rudina Magjistari ka zbuluar dhe një informacion që i përket jetës së saj personale.

I ftuar në studio ishte Dj i njohur Vicky dhe një ndër tematikat e trajtuara ishte dhe familja.

Vicky tregoi se ai dhe i biri i tij ndajnë të njëjtën ditëlindje. “Ishte një bekim dhe dhurata më e bukur që mund të merrja për ditëlindje, por tani kam kuptuar që askush nuk më uron mua se të gjithë e kanë mendjen te djali”, u shpreh ai.

Teksa dëgjoi këtë rrëfim, Rudina zbuloi se i shoqi saj, Xhavit Bajrami dhe vajza e tyre Mia, e kanë ditëlindjen me një ditë diferencë.

“Edhe bashkëshorti im gjendet gati në të njëjtën situatë. Ata në fakt e kanë me një ditë diferencë. Po festa bëhet për vajzën, kurse për bashkëshortin mbetet vetëm torta.

Është një sakrificë kjo që e bëjnë me qejf baballarët”, u shpreh Rudina në studio.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën