MENU
klinika

'Zgjohet' bomberi kuqezi

Sadiku ‘kontratë’ me golin/ Viktima e radhës, Zaragoza!

04.10.2019 - 17:56

Armando Sadiku duket se nuk ka në plan të ndalet tashmë.

Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar përsëri me fanellën e Malagas, teksa në sfidën e sotme ndaj Zaragozas i kanë mjaftuar vetëm tre minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Pas një krosimi të Casados nga e djathta, Sadiku ka goditur saktë në cepin e portës, duke i dhënë të tijve avantazhin. Ky është goli i dytë për elbasanasin në Segunda Division.

Elbasanasi nuk ia doli të mbyllte sfidën, pasi ndihej i lodhur, siç e tha dhe vetë në një intervistë pas sfidës.

“Ne mund të fitonim, ashtu siç mund të humbnim.  Duhet të përmirësohemi në ndeshjet e tjera dhe të forcohemi më shumë. Kemi luajtur mirë, shënuam dy gola dhe duhet të largohemi me kokën lart.

“Zëvendësimi? I thashë trajnerit të më zëvendësojë, pasi ndihesha i lodhur. Jemi duke lujtur shumë ndeshje. Jam i kënaqur me veten time, jam mirë fizikisht dhe po luaj të gjitha ndeshjet. Jam duke dhënë gjithçka nga vetja. Është momenti që na duhen pikët”,- tha Sadiku.

Malaga ndodhet në zonën e ftohtë dhe po lufton për mbijetesë, pavarësisht se pretendimet e skuadrës janë të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sekondat e fundit të merkatos

Zyrtare: Armando Sadiku ndërron skuadër!