Krahët rrotulluese do t’i mundësojnë këtij droni, të fluturojë me shpejtësi më të madhe.
Dronët e zhvilluar nga Uber, pritet të nisin shpërndarjen e ushqimit në San Diego të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara më 2020, si pjesë Uber Eats.
Gjatë ditës së sotme, kompani e ka prezantuar dukjen e këtij droni, që ka sistem rrotullues të krahëve dhe gjashtë rotorë, për përshtatje më të mirë të nisjes në formë vertikale dhe vazhdimit të fluturimit.
Krahët rrotullues, janë një opsion që më shumë shihen te makinat fluturuese, se sa te dronët.
Rotorët janë të pozicionuar horizontalisht për ngritje dhe ulje, por më pas mund të rrotullohen në pozicionin vertikal, siç shihet në fotografi, për rritjen e shpejtësisë dhe efikasitetit gjatë fluturimit.
Që nga nisja deri te dërgimi i ushqimit te klienti, ky dron i Uber që do arrijë brenda tetë minutave, ndërsa do të fluturojë nën 121 metra lartësi, sa është leja e fluturimit për një dron. Kur te jetë pa ndonjë ngarkesë, ky dron ka autonomi deri në 29 kilometra, ndërsa me ngarkesë arrit 19 kilometra, teksa mund të arrijë shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.
Shërbimet e ndryshme me dronë, po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme, pasi ditë më parë Alphabet Wing prezantoi dronin për shpërndarje, ndërsa kompani të njohura si Amazon dhe UPS janë duke punuar në këtë drejtim.