Me rastin e forumit dy-ditor ndërkombëtar për bashkëpunim midis Evropës dhe Lidhjes Arabe që po zhvillohet në Greqi, vëmendja e vërtetë është zhvendosur në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Një lojë që duket se nuk humbet kohë për tu kompromentuar.
Pjesë e forumit, Kryeministrja serbe, Ana Brnabić, ka shprehur shqetësimet e saj për negociatat me Bashkimin Evropian.
Brnabić tha se bisedimet me BE janë të dhimbshme dhe frustruese. Gjithçka varet nga sfidat e brendshme të Bashkimit Evropian.
“Negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, për fat të keq, nuk kanë mundur të fillohen. Europianët janë shumë konservatorë për këtë çështje, pavarësisht nga reformat që po zhvillohen në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut” tha Brnabić.
Por pavarësisht deklaratave të kryeministres serbe, ekuilibri gjeopolitik i Serbisë po zhvendoset në lindje, siç kuptohet edhe nga marrëveshja e tregtisë së lirë midis Beogradit dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e nëshkruar në Moskë.
Duket se boshllëku i lënë nga perëndimi, po mbushet nga Rusia dhe Kina.
“Ajo që është e rëndësishme për ne është të kemi partneritete në të gjithë botën. Në këtë drejtim do doja të konsideroja marrëveshjen e tregtisë së lirë që nënshkruam me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Marrëveshja nuk bie ndesh me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përsa i përket ndikimit të Kinës ose Rusisë, mendoj se është ekzagjeruese”, – tha Brnabić.