MENU
klinika

Reagimi

Shehaj: Rama mbron oligarkët për të shpëtuar veten

04.10.2019 - 16:45

Pas një takimi që kryeministri Edi Rama pati mbrëmë me sipërmarrës në vend, vjen një reagim i ashpër nga ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehaj tha se Rama nuk po mbron oligarkët, por sipas tij në bashkëpunim me ta po vjedh shqiptarët.

Mes të tjerash Shehaj tha se kjo klasë parazitare-grabitqare nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Mbrëmjen e djeshme kryeministri në një takim me sipërmarrësit shqiptarë iu kërkoi atyre që të jenë pjesë e një fondi bamirësie për familjet në nevojë, duke marrë shkas edhe nga tërmeti që goditi vendin në 21 shtator.

REAGIMI I SHEHAJT

Liria, prona, puna e çdokujt duhet të jenë të prapekshme dhe askush nuk duhet t’i cënojë.

Por të ashtuquajturit oligarkë janë kryesisht një grup biznesmenësh grabitqarë, biznesi kryesor i të cilëve është grabitja e pasurive natyrore dhe parave publike, përmes favoreve dhe kontakteve publike të siguruara me anë të korrupsionit.

Ka mes tyre biznese që nuk kanë bërë kurrë asnjë qindarkë në tregun privat. Kjo klasë parazitare-grabitqare nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.

Në krye të kësaj klase qendron Edi Rama që është mundësuesi kryesor i grabitjes së vendit. Edi Rama nuk po mbron oligarkët, është duke mbojtur veten dhe paratë që u vjedh shqiptarëve në bashkëpunim me oligarkët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN