MENU
klinika

Inter

Shihni çfarë bën Conte, stërvitje në stuhi

17.10.2019 - 16:20

Pas humbjes përballë Juventusit, Antonio Conte, deklaroi se ekipi i tij ka akoma shumë punë për të bërë. Por pushimi i kombëtareve bëri që lojtarët të shpërndaheshin nëpër përfaqësueset e tyre. Tani që ata u kthyen Conte ka nisur menjëherë nga puna.

Shiu i rrëmbyeshëm që mbërtheu Milanon nuk e ka ndaluar teknikun që së bashku me ekipin e tij të zbresin në kampin stërvitor të klubit. Me sa duket kjo është një mënyrë për të mbajtur ekipin të karikuar, sepse ndeshja kundër Juventusit nxorri në pah shumë probleme.

Nëse do ishte duke u luajtur një ndeshje zyrtare me një shi të tillë pa diskutim që arbitri do kishte njoftuar ndërprerjen e saj, por Conte nuk donte t’ia dinte. Ai u priu futbollistëve të tij në fushë, edhe pse ishte e vështirë të luaje më top për shkak të ujit që kishe mbuluar fushën.

Pa sakrificë nuk ka fitore, këtë gjë Conte e di shumë mirë dhe po ua mëson edhe futbollistëve të tij, që duket të përveshin mëngët, pasi sezonin është shumë i gjatë dhe ka shumë punë për të bërë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN