MENU
klinika

Shitja e prodhimeve

Çuçi: Fermerët shqiptarë të bashkohen në koperativa

14.10.2019 - 17:38

Fermerët shqiptarë duhet të bashkohen në koperativa për të gjetur siguri për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Ky është modeli i bashkimit të rreth 200 fermerëve në Korçë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi nga afër këtë sipërmarrje, e cila ka për investitor edhe një shqiptar të kthyer nga Kanadaja.

Çuçi: Kjo fermë është model edhe përsa i përket organizimit sepse kemi të bëjmë me bashkimin e rreth 200 fermerëve. Është model sepse kemi një kombimin shumë të mirë të njohurive të investitorit që ka ardhur nga Kanadaja dhe të fermerëve.

Ky model ka gjetur edhe rrugën e subvencionimit nga shteti shqiptar për ta sofistikuar më shumë të gjithë fermën përsa i përket ruajtjes nga breshëri, por edhe vaditjes me pika. Ky kombinim i shkëlqyer ka sjell një rezultat të shkëlqyer. Është një fermë që nuk qahet për shitjen e prodhimit, por gjithmonë rritet.”

Ministri Çuçi shprehu mbështetje të mëtejshme për zgjerimin e fermës në komponentë të tjerë si magazina frigoriferike, një linjë përpunimi për mollët, si dhe shndërrimin e saj në një pikë agroturizmi apo qendër ku mësohet më shumë per pemtarinë.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit